Skip to content Skip to footer
Arbitrazhi

ju keni zgjedhje

Një alternativë efektive, e shpejtë dhe konfidenciale, krahasuar me proçesin gjyqësor e mundësuar nga Dhoma Shqiptare e Arbitrazhit.

Prej më shumë se 5 vjetësh zgjidhja e një mosmarrveshje në rrugë gjyqësore është bërë e kushtueshme në vlerë
monetare, por mbi të gjitha në kohë.


Arbitrazhi Ju jep mundësinë që në vetëm 6 muaj të zgjidhni me sukses të gjitha llojet e mosmarrveshjeve, nga çështjet më të vogla deri te ato të mëdha.


Ne do të sigurojmë që Ju të njihni opsionet tuaja në çdo hap dhe do t’ju ndihmojmë të hartoni një proçes që i përshtatet rastit tuaj. Kjo qasje na lejon të përmbushim premtimin tonë për shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientit dhe një përvojë të pashembullt të tij.

Lista e Arbitrave

KLODIAN SKËNDERAJ

Profesor i Asociuar

ABDYL SARJA

Avokat

IV RROKAJ

Doktor i Shkencave

SOKOL MËNGJESI

Doktor i Shkencave

Alban Alimema

Doktor i Shkencave
besnik-cerekja

BESNIK ÇEREKJA

Profesor i Asociuar

Ledio braho

Associate Attorney

LUAN HOTI

Avokat

DORINA HOXHA

Doktor, Profesor i Asociuar

ENGJËLL LIKMETA

Docent, Doktor i Shkencave, Profesor i Asociuar

a e dinit se?

Proçesi i arbitrazhit mund të modifikohet nga palët. Palët mund të zgjedhin të arbitrojnë të gjitha ose disa nga çështjet e përfshira në një mosmarrveshje. Nëse negociatat e mëparshme dështuan, ose një ndërmjetësim nuk rezultoi në zgjidhje të plotë, palët mund të bien dakord të arbitrojnë çdo çështje të mbetur në vend që të shkojnë në gjykatë.

Palët gjithashtu mund të bien dakord të ndërmjetësojnë çështjen e tyre përpara ose në një rrugë paralele me arbitrazhin e tyre. Ndërmjetësimi mund të përdoret për të zgjidhur mosmarrveshjen ose thjesht për të ngushtuar çështjet. ne mund t’ju këshillojmë për opsionet e proçesit për rastin tuaj dhe të planifikojmë një ndërmjetësim pa vonuar arbitrazhin.

Proçesi i arbitrazhit zgjat vetëm 6 muaj. Në përfundim të proçesit, vendimi është i detyrueshëm për palët dhe fiton fuqi ligjore të barabartë me vendimin e çdo gjykatë të sistemit gjyqsor të zakonshëm. Vendimi i arbitrazhit mund të ekzekutohet nëpërmjet shërbimit përmbarimor njësoj si një vendim i çdo gjykatë të sistemit gjyqsor të zakonshëm.

Bazat e arbitrazhit

Bazat e arbitrazhit

Arbitrazhi është një proçes privat i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që është përfundimtar dhe detyrues. Arbitrazhi më së shpeshti caktohet si formë e zgjidhjes së mosmarrveshjeve nga kontrata ndërmjet palëve.

Palët gjithashtu mund të zgjedhin arbitrazhin si formë e zgjidhjes së mosmarrveshjes edhe pasi kjo të ketë lindur si e tillë.

Arbitrazhi mund të kryhet me një ose tre arbitra. Kompetencat specifike të arbitrit përcaktohen nga marrëveshja e arbitrazhit dhe rregullat e zgjedhura të arbitrazhit që rregullojnë mosmarrveshjen.

Me përjashtim të rasteve të kufizuara nga marrëveshja e palëve ose rregullat e arbitrazhit, arbitri ka fuqinë të zgjidhë të gjitha aspektet e mosmarrveshjes. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit është përfundimtar, detyrues dhe nuk mund të apelohet

Kuptimi i përfitimeve

Arbitrazhi
Në arbitrazh

Zgjedhjet tuaja