Skip to content Skip to footer
ACA

Albanian Chamber of arbitration

ACA është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e cila ka si objekt të vetëm të aktivitetit të saj tregtar ndërmjetësimin, pajtimin dhe organizimin e proçedurave të arbitrazhit. ACA është produkt i viteve të shumta eksperience në sistemin gjyqësor shqiptar që na ka dhënë të kuptojmë se duhet një alternativë më e shpejtë për zgjidhjen e konflikteve për të cilat është i pamundur ndërmjetësimi dhe pajtimi.

Qëlllimi i themelimit të ACA është ofrimi i mundësisë së zgjidhjes së mosmarrveshjeve tregtare dhe civile nëpërmjet gjykatës së arbitrazhit dhe proçedurave të arbitrazhit, duke krijuar kushtet për një alternativë të zgjidhjes së tyre shumë herë më të shpejtë, më të drejtë e më efikase se ato që ofron prej shumë kohësh sistemi gjyqsor shqiptar.

ACA nuk është një gjykatë por është organi i cili krijon kushtet për zgjedhjen e arbitrave, nëpërmjet listës së saj, dhe proçedurat, infrastrukturën dhe burimet e nevojshme njerëzore për zhvillimin e proçedurave të arbitrazhit. 

Në formën dhe qëllimin e saj ACA është një realitet efektiv unik në Republikën e Shqipërisë, dhe krijimi dhe funksionimi i saj e ka sjellë vendin tonë në të njëjtin nivel me vendet e rajonit dhe të Europës. Që nga casti i themelimit dhe fillimit të funksionimit të saj ACA është bërë anëtare me të drejta të plota e European Court of Arbitration e cila është gjykata europiane e arbitrazhit e themeluar nën patronazhin e Këshillit të Europës.

BIO

Indrit
Sefa

Idrit Sefa është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranë në vitin 2010 me titullin Jurist. Pas studimeve universitare ka përfunduar edhe studimet në Master Profesional në Administrim Publik në Universitetin Marin Barleti. Pas një sërë eksperiencat në trajnime dhe formime të ndryshme profesionale ka fituar në vitin 2012 titullin Avokat dhe nga kjo periudhë ka ushtruar profesionin e avokatit. Nga viti 2022 e në vijim është një nga ekspertët ligjore të caktuar në Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për draftimin dhe hartimin e Reformës Zgjedhore.