Abdyl Sarja është diplomuar si Jurist nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 2000. Z. Sarja ka kryer Master për të Drejtën Evropiane / Marrëdhënie Ndërkombëtare në Francë (2003-2004) dhe mban titullin Avokat (prej vitit 2005). Ai ka marrë gjithashtu një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si Mbikëqyrja dhe Legjislacioni i sigurimeve (2003); Përafrimi dhe përshtatja e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit për fushën e sigurimeve; Liçensimi dhe mbikëqyrja sigurimeve, risigurimeve, pensioneve private dhe fondeve të investimeve.
Gjithashtu në cilësinë e tij si ‘Sekretar i Përgjithshëm’ dhe Drejtor i Departamentit të Legal & Compliance të shoqërisë së sigurimeve SIGAL është trajnuar rregullisht për kontratat e sigurimit, shpërblimin e dëmit dhe marrëdhëniet tregtare.
Veçanërisht Z. Sarja është i specializuar në të drejtën civile dhe tregtare.
Contact Form