Dorian Matlija është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Gjatë periudhës 1999 – 2004 ka punuar në sektorin publik duke ushtruar detyrën e Drejtorit Juridik në Radio Televizionin Shqiptar. Në vitin 2004 ka fituar titullin “Avokat”. Nga viti 2004 e në vijim ushtron profesionin e avokatit në të cilin ka mbrojtur disa nga cështjet më të nxehta sociale në Tiranë e më gjerë.
Nga viti 2010 përvec profesionit të avokatit ushtron edhe detyrën e Drejtorit Ekzekutiv pranë Qendrës “Res Publica” një OJQ e fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Si avokat ka një eksperiencë të gjerë në të drejtën civile dhe administrative, për cështje të ndjekura deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.
Contact Form