Irena Dule është diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Doktor” i Shkencave për Shkenca Juridiko – Civile në Universitetin Europian të Tiranës. Nga viti 2005 e në vazhdim ka gëzuar titullin “Avokat” dhe ushtron profesionin në fushën e të drejtës civile, tregtare, kontraktore.
Nga viti 2010 – 2016 ka ushtruar detyrën si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetit Kristal.
Nga viti 2014 e në vazhdim ushtron profesionin si trajnere në trajnime të ndryshme me magjistratë/gjyqtarë, avokatë dhe gazetarë.
Contact Form