Joana Qeleshi është diplomuar në vitin 2007 pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2011 ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës me rezultatet më të mira në grupin e saj. Në vitin 2011 ka fituar titullin “PhD Candidate” pranë Universitetit të Tiranës në fushën e të Drejtës Civile, ku ka shërbyer si pedagoge nga viti 2007 – 2013. Në vitin 2010 ka ushtruar funksionet e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë për një vit, si pjesë e programit të Shkollës së Magjistraturës.
Pas përfundimit është emëruar Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Durrës, deri në vitin 2013. Në vitin 2013 në emërohet Kryetare e kësaj gjykate, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 2019. Në vitin 2019 – 2020 ka ushtruar detyrën si Drejtor i Departamentit ligjor pranë Spitalit Amerikan. Aktualisht është titullare e studios ligjore “Qeleshi & Associates”.
Contact Form